FOTO & VIDEO 360°

  • HOME
  • /
  • FOTO & VIDEO 360°

Foto & Video 360°

Fotot dhe videot 360 janë arti i të kapurit të fotove/videove në një formë më komplekse sic është ajo panoramike. Ky art bazohet në bashkimin e disa fotove për të krijuar idenë dhe ndjenjën e një pamjeje 3 Dimensionale. Daton në vitin 1994 dhe me zhvillimin e teknologjisë, këto metoda janë konsideruar më profesionale për prezantime të shërbimeve, ambjenteve, produkteve etj. Moda e kësaj lloj teknologjie nuk vdes kurrë, duke qenë se cilësia e fotove apo videove 3D është mjaft e mirë e po përdoret gjithmonë e më tepër.



Për këtë shërbim, MediaWeb zotëron kamerën profesionale GoPro Omni, e vetmja me cilësinë e papërshkrueshme në Shqipëri. Shërbimi i fotove dhe videove 3D kryhet nga fotografë dhe videografë të specializuar dhe me eksperiencë ndër vite. Klientët tanë janë të mahnitur nga diferenca që bën një galeri e thjeshtë me atë 3 dimensionale, prandaj cdo ndryshim në ambjentet e tyre të punës, punëve më të fundit apo eventeve të realizuara nga ata, shoqërohet me eksperiencën panoramike. Stafi ynë shoqëron shërbimin , deri në realizimin perfekt të turit virtual.