Blog/3 arsyet e rëndësisë së Google Adwords!

Google AdWords mund të bëjë një kompani më të suksesshme në një kohë të shkurtër nëse implementohet si duhet.

Bota e marketingut ka ndryshuar në mënyrë dramatike në vitet e fundit dhe Google AdWords është një nga platformat që krijon këtë ndryshim.

Është një nga metodat më efektive të reklamimit të paguar në internet . Ky sistem reklamimi përdoret nga mijëra organizata të vogla, të mesme dhe të mëdha. Të gjitha këto organizata kanë një gjë të përbashkët: “Ata duan të afrojnë një numër të madh njerëzish që kërkojnë informacion, produkte dhe shërbime online.”

1.Google AdWords rrit bazën e klientëve

Nëse fushatat tuaja në Google janë ndërtuar siç duhet, atëhërë propabiliteti që këto kërkues të adresohen në faqen tuaj të internetit duke rritur trafikun e website-it dhe tërhequr sa më shumë klientë është i madh.

2.Është një Platformë fleksibël Marketingu

Kushdo që përdor rregullisht Google AdWords, do t’ju tregojë menjëherë se është një platformë jashtëzakonisht fleksibile e marketingut.

Është i përshtatshëm për të gjitha llojet dhe madhësitë e organizatave.

Fushatat mund të përshtaten lehtësisht për t’u përqëndruar në përdoruesit e veçantë në internet. Mund t’i targetosh njerëzit në vende të ndryshme që i bëjnë kërkimet në tablet, smartphone apo desktop.

Buxhetet gjithashtu mund të caktohen sipas shumës që dëshironi të shpenzoni për këtë lloj reklamimi.

Fleksibiliteti tjetër që kjo fushatë ofron është aktivizimi sipas nevojave që biznesi ka. Nëse një fushatë vendoset offline për një periudhë kohe të pamundur për të përballuar numrin e klienteve, apo dhe në ditë pushimi, atëher nuk akomulohet asnjë kosto.

3.Bizneset marrin një kthim të lartë për investime

Ndryshe nga strategjitë e tjera të marketingut, paguani vetëm për reklamat që njerëzit klikojnë. Sapo të optimizoni fushatat e AdWords, mund të merrni një kthim të lartë të investimi, i cili mund të mos jetë i arritshëm me strategji të tjera të marketingut.

Kostot dhe përfitimet janë lehtësisht të matshme duke ju ofruar mundësine e përshtatjes së fushatës me buxhetin tuaj në dispozicion.

Nëpërmjet Google Adwords gjithashtu mund të masni se sa herë reklama juaj është parë nga njerëzit që kanë bërë kërkimet në motorrin Google dhe faturimi për shikime është zero.