Shembull : Një website shembull, me anë të së cilës klienti bazohet për faqen e tij.
Logo : Klienti duhet të ketë një logo të biznesit (nëse jo, e krijojmë ne) bashkë me një slogan ose baner.
Historiku : Për të plotësuar faqen RRETH NESH, duhet patjetër historiku dhe se me çfarë merret biznesi.
Media : Foto të biznesit (minimalisht 10-15), të cilat të jenë në ambient të brendshëm / të jashtem. Fotot e produkteve gjithashtu janë të rëndësishme, si dhe sipas preferencës 1-2 video. Çdo imazh duhet të jetë i cilësisë së lartë dhe të jenë paktën 4-5 imazhe të gjëra.
Kategori : Produktet/shërbimet e biznesit duhet të jenë të ndara në kategori për lehtësi.
Social : Nëse biznesi operon edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, adresat e rrjeteve sociale janë të nevojshme për përfaqësimin shtesë në web.
Kontakt : Adresa e saktë, numër telefoni si dhe e-mail, janë mëse të nevojshme.