Zhvillues softueri quhet ai person që është mjaft i mirë në programim dhe i pështatet më së miri kërkesave tuaja, për një ide që dëshironi ta publikoni si website apo aplikacion. Por është e thjeshtë në pamje të parë, duke qenë se ekzistojnë degë të vecanta nëpër universitete, të cilat të mësojnë e trajnojnë. Gaboheni! Për këtë pozicion duhet të jesh mjaft i apasionuar dhe me shumë punë, mund të arrish të jesh i mirë në atë që ofrohesh të bësh.
5 tipare të një zhvilluesi softueri që ndihmojnë për të mbajtur këtë titull:
- Nuk lodhen kurrë së mësuari! Sot të gjithë e dimë se teknologjia avancon cdo sekondë të jetës tonë. Për të qenë koherent, duhet patjetër të jesh i mirë-informuar për cdo gjë që ndodh në botë me kodet dhe ligjet e teknikave të ndryshme.
- Kanë një qëllim përfundimtar! Objektivo-centrikët janë njerëzit më të dobishëm për këtë pozicion. E dinë se cfarë duan të arrijnë dhe me këtë synim që kanë, zhvillohen cdo ditë në punë.
- Nuk merren me disa gjëra njëkohësisht! Nuk lejohet të hutohesh me gjëra të tjera, qofshin këto edhe në lidhje me degën e tyre, sepse kjo gjë më pas sjell rezultate jo maksimale!
- Perdorin shumë logjikën dhe imagjinatën! Absolutisht që cdo punë ka kerkesat e veta, por në këtë pozicion je më tepër i ballafaquar me logjikën e përdorimit të cdo të dhëne që ke, sesa copy-paste!
- Komunikimi i vazhdueshëm me klientin. Kjo bëhet për të mos humbur kohë me punën e tyre dhe për të qenë më korrekt.
- Laps dhe letër! Metodë e vjetër, por që nuk vdes kurrë. Nje zhvillues softueri duhet të ketë patjetër sende ku të mbajë shënim cdo gjë. Puna është e ngarkuar, prandaj merrini masat!